Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar sot me pesë pika lidhur me situatën e krijuar në Kosovë, pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe.
Ai thotë në twitter se që nga dje, tek lirimi i policëve të kidnapuar, janë të fokusuar 100%, transmeton klankosova.tv.
Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
Megjithatë, Rama thotë se pavarësisht kësaj situate, prioritet mbetet përmbushja e pikave të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Kosovës.
Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!Deeskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.