Parkingu nëntokësor në Prishtinë pritet të hapet në fund të muajit nëntor. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka deklaruar se 90% e punimeve janë përfunduar.
Kryetari Rama në një postim në Facebook, ka thënë se punimeve po iu vjen fundi dhe se Parkingu Nëntokësor i Prishtinës po përfundon.
“90% e punimeve vecse janë kryer, e hapja zyrtare pritet të bëhet në nëntor”, ka shkruar Rama.
Gjithashtu, hapja e këtij parkingu nëntokësor në qendër të Prishtinës padyshim do të ketë ndikim pozitiv, pasi parashihet të parkohen deri 700 automjete.