Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës A.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, raporton Indeksonline.
Rama tha se punimet për të ashtuquajturën rruga A, e emëruar “Xhim Xhema”, do të zgjasin 240 ditë apo tetë muaj.
“Në këtë ditë me diell do të fillojmë punët dhe brenda 240 ditëve pritet përfundimi”, tha Rama.