Nga Shkupi kryeministri Edi Rama teksa ka komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar tha se ka akoma shpresa.
‘Ta trajtojmë mes shqiptarësh. Kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur hyn në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe duhet ta nxjerrsh kur ai ta mbarojë fjalën.’- tha Rama.
Pyetje-përgjigje
Koment për Albin Kurtit, edhe kryetari i BESA Bilal Kasami, dhe njëkohësisht kreu i komunës së Tetovës, të dy refuzuan takimin me ju?
Edi Rama: Unë si kam takuar takim! Ka menduar se do i takoj takim. Refuzim provokativ quhet ky. Kreu i Komunës së Tetovës, djalë i mirë. Nuk do e hiqja nga puna e Komunës, për Samitin e NATO-s.
A cënohet imazhi në rajon?
Do e trajtojmë mes shqiptarësh. Kam shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin, që kur të vjen edhe hasmi nuk i mbyllet dera pa mbaruar fjalën.