Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vlerësuar arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore
Sipas Ramës, Kurti nuk duhet akuzuar për tradhti apo harresë, por duhet mirëkuptuar, pasi ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap me rëndësi për të ardhmen.
Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, shkruan kreu i Qeverisë në llogarinë e tij në Twitter.