Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Berlin, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
I ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung, kryeministri do të marrë pjesë në një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag.
Në këto takime, Rama do të jetë i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Kjo është vizita e dytë zyrtare e kryeministrit në Berlin, në një hapësirë të shkurtër kohore, teksa gjatë prillit u prit nga kancelari Olaf Scholz.