Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, është duke e mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me takimin e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, që ishte planifikuar të mbahet nesër në Gjakovë.
Sipas Ramës, ajo nuk mund të mbahet sipas formatit të planifikuar.
“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër, në Gjakovë, në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht për këtë situatë.” – deklaroi Rama.