Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka zgjedhur qarkun e Beratit për të vazhduar fushatën elektorale dhe për të prezantuar programin dhe synimet e PS për Shqipërinë 2030.
Rama u ndal tek taksimi mbi individët e punësuar dhe bizneset e vogla, ku tha se deri në vitin 2029 do të paguajnë zero taksë dhe zero TVSH.
Ai u ndal dhe tek rritja e barazisë gjinore, numrin e lartë të grave të angazhuara në punë dhe në vendimmarrje.
Rritja e pagave dhe pensioneve ishte po ashtu një nga pikat kyçe që u cilësua nga Rama.
Sipas tij, sektori i mbrojtjes dhe ushtria do të jenë në qendër të përkushtimit dhe investimeve nga qeveria.
Rama premtoi rritje të pagave për ushtarakët në nivelin mesatar të pagave të ushtarëve të NATO-s.
“Taksimi është një pikë e rëndësishme sepse ne kemi çliruar nga taksat qoftë punonjësit, qoftë bizneset e vogla. 57% nuk paguajnë asnjë taksë mbi pagë. Sa i takon pabarazisë gjionor, për barazinë gjinore ishim vendi i 83-të në botë për barazi sot jemi tek vendi i 23-të. Shkalla e papunësisë tek gratë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Paga mesatare e grave është rritur proporcionalisht”.
“Për atë që thonë që Shqipëria nuk prodhon asgjë, në Shqipëri nuk jetohet e kështu me radhë, sot Shqipëria eksporton 9.1 miliardë. Tek biznesi, zero taksa dhe zero TVSH për biznesin e vogël që xhiron vjetore e kanë nën 100 mijë euro, do të qëndrojë kështu deri në vitin 2029 nuk do të vëmë asnjë taksë për biznesin e vogël. Bizneset që kanë mbi 100 euro nuk do të paguajë taksë mbi fitimin, por vetëm TVSH”.
“Pagat e mjekëve kanë qenë 490 euro, sot janë 1670 euro dhe do shkojnë në 2 mijë euro në Shqipërinë 2030. Për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ndryshe do të dyfishojnë nga viti 2026 buxhetin për nënat. Mbështetja për nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë ne kemi marrë një nismë që ne kemi marrë një nismë që qeveria t’u paguajë sigurimet shëndetësore dhe shoqërore”.
“Investimet e mbrojtëses janë trefishuar, kishin ushtrinë më të keqpaguar në rajon, në botë as që diskutohej, kurse sot kemi një ushtri të mirëpaguar në rajon, kurse deri në 2030 do kemi një ushtri të paguar mesatarisht me nivelet e ushtrisë së NATO”, tha Rama./abcnews.al