Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në kryeqytetin e Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.
Rama tha se atje ka shkuar për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjetike.
“?Beograd – Për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike⚡️”, ka shkruar ai.