Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka folur sërish edhe për presidentin aktual, duke iu referuar si kreu i shtetit më skandaloz në historinë e Shqipërisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se rrethanat ishin të tillë që i detyruan të zgjidhin Ilir Metën, duke e cilësuar atë si “president për opozitën.
Presidenti më i paparsërishtëm në llojin vet që Shqipëria ka pasur taksiratin të ketë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës president ishte një zgjedhje me detyrim përcaktim për ne pasi nuk i kishim votat dhe njëkohësisht gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, po të kesh parasysh se mungonte opozita zyrtare në sallë dhe vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që të përfaqësonte edhe opozitën. Në ato kushte në zgjodhëm një president për opozitën por duke menduar se do të ishte dhe një president për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe për shqiptarët i dha vendin një president shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.’- tha Rama.Rama po ashtu ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke thënë se do të vendoset dikush me integritet dhe norma.
Do zgjedhim një figurë për 5 vitet e ardhme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellët mes institucionet të presidentit dhe aleatëve strategjikë, miqve të vendit, që të sigurojë gjithashtu një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin e Republikës dhe të përçojë një frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët, përtej bindjeve politike dhe këtu sfida vështirësohet dhe përzgjedhja është shumë më e ngushte se çdo të ishte në sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni”, tha Rama.