Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se bashkëpunimi që e ka me PDK-në në kryeqytet është fantastik.
Ai tha se ekipi është i mirë dhe strategjia e tyre është që t’i lënë anash partitë, teksa fjalë jo të mira për pati për bashkëpunimin me Ministrinë e Financave.
“Për fat të keq, me Ministrinë e Financave, po lutem që të jetë një keqkuptim nga ana e ministrisë ku është një tentativë për t’i ndalë fondet e taksapaguesve të kryeqytetit”.
“I kemi 28.8 milionë, ku i kemi 172 projekte që janë të ndërlidhura me këto fonde dhe të cilat neve na duhen. Neve na duhet partneritet e jo qeveri që shkon kundër. Duhet një qeveri që punon me të gjitha komunat”, tha Rama në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se niveli qendror me atë lokal duhet t’i kalojnë aspektet politike, apo sipas tij “inatet që i kanë partitë mes vete”
“Nuk jam politikan. Kam ardhë që ta bëjë transformimin e Prishtinës, sepse e dua Prishtinën. Ambiciet e mija janë që në 8 vjet ta transformojë Prishtinën”, tha Rama.