Takimi i radhës i Open Balkan pritet të mbahet nesër dhe pasnesër në Tiranë, ku pritet të bëhet nënshkrimi i 5 marrëveshjeve shtesë në kuadër të iniciativës për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.
Nesër do të priten delegacionet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ndërkohë që është parashikuar se në Tiranë do të mbahet edhe një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë Rama për mysafirët ka parashikuar darkë zyrtare në resortin e Gjergj Lucës në Elbasan. Në të njëjtin takim do të jenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.
Ditën e martë takimi do të nisë në pallatin e Brigadave në orën 09:00, ku Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve do të nisin punën me delegacionin shqiptar të udhëhequr nga kryeministri Rama. Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, drejtori i Ceftës Emir Djikic, si dhe Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.
Deri më tani raportohet se marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës; po ashtu do firmoset edhe akordi për skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi.
E në fund, ashtu siç është bërë traditë, takimi pritet të mbyllet me konferencën për shtyp traditë, të tre liderëve./Shekulli