Rama çohet nga karrigia, Fezviu ndjek me lekë në dorë ,kaq gezon zonja pension (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të jap detaje për çështjen e ineneratorëve në intervistën për Blendi Fevziun në Tv Klan. Në momentin që gazetari e pyeti për Klodian Zoton dhe shifrat që nuk rakordojnë, kryeministri u ngrit në këmbë dhe shkoi të bënte muhabet me të pranishmit në studio.

Ndërkohë Blendi Fevziu shpjegonte shifrat e inceneratorëve. Rama tha se nuk mund të vijonte bisedën ndërkohë që drejtuesi i emisionit tha se në inceneratorin e Tiranës nuk ishin kryer investimet e planifikuara.

Teksa Fevziu tregonte shifrat e investimeve të munguara, Rama filloi të fliste me një pensioniste në panel. Gjatë diskutimit të Ramës me të, Fevziu nxorri nga xhepi 7 800 lekë duke thënë se kaq ishte pensioni i saj.

“Kaq para merr zonja z.Rama”, tha Fevziu duke ndjekur Ramën në studio me paratë në duar. Më pas, Rama e thirri pensionisten në studio duke e pyetur nëse e kishte marrë apo jo bonusin e rezistencës prej 3 mijë lekë, gjë që u konfirmua nga ajo.

 

 

 

 

Next Post