Për kryeministrin Edi Rama, nisja e bisedimeve në tryezë për anëtarësimin në Bashkimin Europian mund të realizohet në muajin qershor, por sipas tij edhe nëse nuk arrihet Shqipëria do vijojë të punojë për detyrat që e afrojnë me standarde Europiane.
Gjatë një konference me përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell, Rama theksoi se tashmë integrimi i Shqipërisë është çështje e Këshillit të Europës.
“Integrimi është çështje e Këshillit Europian dhe Bashkimit Europian. Deri më tani Këshilli Europain nuk ka arritur të bëjë këtë, për një tryezë bisedimesh për shkak të bllokimit që bëri Bulgari ndaj Maqedonisë së Veriut” u shpreh Rama.
Rama shtoi se nëse BE, ka një plan për të mbështetur vendet për krizën energjitike apo për pasojat e tjera të luftës, të mos e lejë Ballkanin jashtë siç bëri me vaksinat.