Kryetari i ZNjë prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka dalë në Zveçan ku ka biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.
Sipas raportimeve të Radio Evropa e Lirë, Rakiq tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.
Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.