Nga sot, Malisheva e Rahoveci janë bërë me noterë.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Sot, vizituam dy zyra noteriale.
Në Rahovec, vizituam noteren Suna Sallahi ndërsa në Malishevë noterin, Minir Zekolli.
Qytetarët e këtyre dy komunave tashmë mund t’i kryejnë shërbimet në komunat e tyre.
Falenderuam noterët për bashkëpunimin dhe iu uruam punë të mbarë!
Të dy zyrat noteriale ndodhen përballë Gjykatave në Komunat përkatëse” shkruan Haxhiu në njoftim.