Lajmin për përurimin e objektit të ri të shkollës “Sadedin Hajda’ e ka bërë kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Saedin Hajda emrin e së cilës e mban kjo shkollë është i vëllau i heroit Xhelal Hajda-Komandant Tonit.
Sadedin Hajda ka ra dëshmor në luftimet e fund majit 1999 së bashku me Bekim Sylken e Mexhit Mustafen në datat 26, 27, 28 ku në këto data bien edhe dhejtra dëshmor në Zonen Operative të Pashtrikut.
Postimi i Smajl Latifit :
Sot, në prani të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, familjarëve të dëshmorëve, drejtorit të DKA-së, bashkëpunëtorëve të mi dhe shumë qytetarëve, u bë përurimi i objektit të ri të Shfmu “Sadedin Hajda” në Rahovec.
Ndërtimi i objektit të kësaj shkolle dhe sallës së edukatës fizike, ishte projekt i investuar nga ish Ministria e Administratës Publike, që tash quhet Ministria e Punëve të Brendshme. Ndonëse projekt i vonuar në kohë, sepse punimet kishin nisur në vitin 2017, ne sot jemi të lumtur që më në fund u finalizua.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Sadedin Hajda” deri më sot mbanin mësim në Shkollën e Mesme Profesionale, në ndërrimin e pasdites, ku edhe nuk e kishin as kohën e as hapësirën e mjaftueshme për të zhvilluar normalisht procesin edukativo-arsimor.
Objekti i ri, që u përurua sot dhe salla e edukatës fizike janë të standardeve më të larta bashkëkohore dhe mundëson që nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle t’u ofrohen kushte shumë të mira.
Objekti i ri i shkollës në vete përmban 3 klasa për edukimin parafillor, të gjitha klasat për klasat e Shfmu-së, ka sallë leximi, bibliotekë, sallën e kabinetit të teknologjisë informative, sallën për pajisje laboratorike, ashensor dhe të gjitha hapësirat e nevojshme për mbajtjen, zhvillimin dhe avancimin e procesit edukativo- arsimor në nivelet më të larta të cilësisë.
Urime dhe ta gëzoni shkollën e re, të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër!