Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit nuk iu kanë bindur urdhrave për respektim të orarit sipas vendimeve në fuqi për mbrojtjen nga COVID-19 në Kosovë.
Të arrestuarit më pas dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë me ç’rast tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore si dhe nga plagët e marra janë dërguar edhe për trajtim mjekësor.
Sipas policisë, edhe njëri nga të dyshuarit iu është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokuroi i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Rahovec.