Lajmin për inagurimi i godinës së re shkollore të Shkollës Fillore “Sadedin Hajda” të Rahovecit, e ka dhënë bashkëluftetari i dëshmorit Sadedin Hajda, prof.dr Sabahajdin Cena.
SHKOLLA “SADEDIN HAJDA”
TASH NË GODINË TË RE
Sipas agjendës së Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, nesër, më 8
prill, në orën 11:00. në Rahovec, do të bëhet inagurimi i godinës së re shkollore të Shkollës Fillore “Sadedin Hajda” të Rahovecit. Inagurimi do të bëhet rrafsh 50 ditë para përjetësimit të dëshmorit Sadedin Bajram Hajda, të vëllajt të Komandant Xhelal Hajdës-Tonit.
Dita e përjetësimit të Sadedinit është 27 maji i vitit 1999, ndërsa vendi i përjetësimi është arealja luftarake Hamocet jo larg vijës së zjarrit në Rrihje dhe në Tehet e Mullabazëve, operacionet që i drejtonin: Ismet Tara-Hoxha nga njëra anë dhe Smajl Latifi në pjesën jugore të areales, jo larg magjistrales Gjakovë-Prizren, jo larg Plepave të Celinës. Me Sadedinin kemi udhëtuar prej Hamoceve të Rahovecit në drejtim të aksit te Celina; Sadedini dëshironte të komunikojë me të vëllajn Fahredin në Frontin e Koshares, por edhe të luftojë së bashku me Batalionin e Drinasit.
Me t’u kthyer, kah ora 16-17, Sadedini analizonte udhën e Hamoceve, Pajatën e Pashës dhe arat e mbushura me lulëkuqe “sikur t’i kishte mbjellur ndonjë bujk i vyeshëm”. Në këtë rrugëtim printe Sadedini dhe të nesërmen,pra më 27 maj të vitit 1999, pikërisht në oborrin e Pajatës së Pashës ndërsa truponte së bashku me luftëtarin Mahmut Ukshini, përjetësohet luftëtari Sadedin Bajram Hajda, emrin e të cilit me krenari e mban shkolla që deri tash i ndante dhomat mësimore
me Shkollën e Mesme “Selajdin MullabazI”.
Urime të gjithë nxënësve!
Urime arsimtarëve!
Urime Drejtorisë së Arsimit!
Urime Kryetarit Smajl Latifi.
Ju falënderoj në emër të familjes Hajda dhe të bashkëluftëtarëve të areales luftarake të Hamoceve të Rahovecit me të cilët pati jetuar dhe luftuar Sadedin Hajda.
LAVDI DËSHMORIT SADEDIN HAJDA!
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE!
S.C
/Gazeta Papirus/