GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ragmi Mustafa: Reciprociteti në letërnjoftime i dëmton shqiptarët e Luginës, qeveritë e kaluara na konsultonin

30/06/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Luginën e Preshevës, ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë Kurti për reciprocitet ndaj Serbisë, sa u përket letërnjoftimeve, i dëmton shumë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mustafa në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se vendimi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është i ngutshëm dhe fillimisht do të duhej që qytetarëve të Luginës së Preshevës t’u mundësohej pajisja me letërnjoftime të Kosovës.

“Unë kujtoj se është një vendim shumë i ngutshëm i Qeverisë Kurti. Paraprakisht, Qeveria Kurti duhet të kishte pranuar që të gjithë shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, t’u ndajë letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, sepse iu duhen pa masë. Çfarëdo vendimi për reciprocitet apo mosnjohje të dokumenteve të lëshuara nga Serbia, shqiptarët nuk do të kishin pasur asnjë shqetësim në lidhje me këtë, sepse do të kishin letërnjoftime të Kosovës”, ka thënë Ragmi Mustafa për Demokracia.com.

Ai ka shtuar se kjo masë është e kotë, pasi që serbët nuk janë të interesuar të udhëtojnë për në Kosovë, por shqiptarët e Luginës.

“Kjo që ndodhë, kjo masë, për serbët në Republikën e Serbisë është e kotë, sepse serbët nuk janë të interesuar të vijnë në Kosovë. Kjo nuk do ta dëmtojë Serbinë me 6-7 milionë banorë, sa i dëmton shqiptarët me 70 mijë. Në këtë kohë sidomos, që përcjell bashkatdhetarët tanë që vijnë gjatë verës, kemi shumë lidhje farefisnore me shqiptarët në Gjilan, Prishtinë e Fushë-Kosovë. Kjo do të pamundësojë që vëllai të shkojë te vëllai, motra te motra e miku te miku”, ka thënë ai.

Mustafa për Demokracia.com ka treguar se nuk ka ndodhur më herët që të merren vendime të tilla nga qeveritë e kaluara të Kosovës, pa konsultim paraprak me politikanët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Kjo është në dëm të shqiptarëve e shumë pak i bëhet dëm serbëve, sepse ata edhe ashtu nuk kalojnë nëpër Kosovë. Nëse duan të shkojnë nëpër Greqi apo Mal të Zi kalojnë në Maqedoni apo pika të tjera kufitare. Sa herë që qeveria merr vendime të tilla, duhet të konsultohet me politikën shqiptare në Luginën e Preshevës. Nuk ka ndodhë ndonjëherë një masë e tillë me qeveritë e kaluara, sepse konsultat kanë qenë në nivel dhe të kohshme”, tha ai për Demokracia.com.

Reciprociteti në letërnjoftime po shihet pengesë e madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, veçanërisht tani në sezonin veror kur shumica e tyre i kalojnë pushimet në Shqipëri.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme online, Qeveria Kurti II ka vendosur që me shtetasit e Serbisë, përfshirë këtu edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të veprojë njësoj sikur Serbia ka vepruar ndaj qytetarëve të Kosovës deri më tash.

“Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, është thënë në komunikatën për media të Qeverisë./Demokracia.com/

Tags: Lugina e PreshevesRagmi Mustafareciprociteti
ShareTweetShare
Previous Post

“Si Vandami që shkon në xhungël….”, Murati me 2018 tallej me veteranët e UÇK-së

Next Post

Kurti i “rregulloi” disa çështje me Serbinë, Vuçiqi i jep “fund” dialogut duke kërcënuar: Mendo tri herë

Next Post

Kurti i “rregulloi” disa çështje me Serbinë, Vuçiqi i jep “fund” dialogut duke kërcënuar: Mendo tri herë

Lajmet e fundit

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi i Presidentes nga llogaria “Rrap Tap”, inicohet rast penal, policia jep detaje

20/05/2025
Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

20/05/2025
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

20/05/2025
Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi i Presidentes nga llogaria “Rrap Tap”, inicohet rast penal, policia jep detaje

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.