Siç kanë raportuar mediat serbe avokati Goran Petronijeviq, në cilësinë e përfaqësuesit të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, sot në një konferencë për media do t’u drejtohet mediave.
Konferenca për media do të fillojë në ora 14 dhe do të mbahet në Qendrën Mediale në Beograd.
Me atë rast, Petronijeviq do të lexojë fjalimin e Milan Radoiçiqit për publikun.
Kujtojmë se, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video shfaqte Radojiçiqin bashkë me grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.