Goran Petronijeviq, avokati i Milan Radoiçiqit, biznesmenit kontrovers dhe nënkryetarit në largim të Listës Serbe, tha sot në një konferencë për media se Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e konfliktit të armatosur në afërsi të Banjskës.
Avokati e ka lexuar sot një letër të shkruar nga Milan Radoiçiq.
“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë që çdo ditë i ekspozohen atij terror”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.