Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
Ministria për Komunitete dhe Kthim udhëhiqet nga Nenad Rashiq, pas largimit të Goran Rakiqit.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
“Ndërkaq, gjatë ditës, Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq”, ka njoftuar zyra e tij