Këshilltarja e ministrit për komunitete dhe kthim, Rada Trajkoviq, ka reaguar lidhur me ndalimin që i është bërë vajzës së saj për t`u larguar nga Bogradi, përcjell Gazeta Papirus.
Ajo tha se Beogradi e ka vënë familjen e saj në një listë, gjë që po ua ndalon atyre t`i marrin shërbimet nga Serbia njejtë si qytetatër e tjerë.
Rikujtojmë se Rada Trajkoviq në muajin nëntor ishtë ndaluar nga policia kufitare e Serbisë dhe nuk ishte lejuar të futej në Kosovë për disa orë, gjë për të cilën ajo kishte thënë se ka pritur me orë të tëra në kufi derisa i është lejuar kalimi.
Postimi i plotë i saj:
“Vajza ime e dytë gjithashtu u ndalua në aeroportin e Beogradit gjatë daljes nga vendi, rrugës për në kongresin e mjekëve në rajon.
E gjithë familja në një lloj liste. Asnjë arsye, asnjë aktivitet politik – vetëm sepse janë fëmijët e mi.
Sa kohë duhet ta marr këtë?”/Gazeta Papirus/