Analisti politik Gazmir Raci, ka folur dje rreth marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur rreth reagimit të Peter Stanos, i cili tha se Kosova e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, Raci theksoi se është pikërisht Serbia e cila shkeli marrëveshjen, shkruan Gazeta Papirus.
“Serbia historikisht ka shkelur marrëveshjet e Brukselit”.
Analisti Raci ka thënë se vetëm qeveria e Albin Kurtit e ka pasur guximin që ta shkarkojë Daniela Vujiçiqin, pasi që qeveritë e kaluara nuk kanë pasur guxim ta bëjnë këtë.
”Nuk e kanë pasur guximin ta prekin. Kjo qeveri e preku, e hoqi dhe e çoi te shtëpia”./GazetaPapirus