Klubet e Premier Ligës ende janë duke u përpjekur që të sigurojnë shërbimet e mesfushorit, derisa Barça ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e tij
E duket se deri me tani Rabiot ka refuzuar një ofertë të një klubi në Angli.
Sipas Metros, Adrien Rabiot e ka refuzuar Tottenhamin pasi që nuk e konsideron këtë klub si destinacion të tij të preferuar. Liverpool mbetet synim i tij nëse dështon Barcelona.
Mesfushori i PSG mbetet i përjashtuar nga ekipi i parë dhe vazhdon të stërvitet me rezerva të klubit, kurse të dy klubet Spurs dhe Liverpool janë në kërkim të tij, nëse ai nuk kalon në Barcelonë.