E si pasojë e kësaj, edhe fëmijët që vijojnë mësimet në shkollën ‘Mihail Grameno’ nuk e kanë aspak të lehtë të kalojnë rrugën për të shkuar në mësim. Prindërit e nxënësve janë shumë të shqetësuar për këtë fakt, saqë thonë se janë të detyruar t’i dërgojnë e t’i marrin fëmijët gjithmonë nga shkolla.
Ndërsa një nënë tjetër thotë se për të rriturit kjo nuk është edhe aq problematike, kurse për fëmijët po, sepse ka raste kur fëmija i saj kthehet vet në banesë pas përfundimit të mësimit. Sipas saj, problemi qendron tek vozitësit e makinave, të cilët i bllokojnë rrugët e trotuaret.
Një prind tjetër, shpresat për zgjidhjen e këtij problemi i ka tek kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, teksa tha se makinat po i bllokojnë tortuaret, kurse këmbësorët po detyrohen të ecin në korsitë e makinave. Mendimin e njejtë e bashkëndanë edhe një qytetar tjetër.
Kursë një banues i Fushë Kosovës tha se pavarësisht që zotëronte një biznes, nga mbingarkimi i parkingjeve nuk ka vend për ta parkuar as makinën e tij.
Ai kërkon nga kjo komunë dhe nga Policia e Kosovës që të angazhohen për zgjidhjen e këtij problemi. Në anën tjetër, zëdhënësi për informim i kësaj komune, Ali Topalli, përmes një emaili tha për Gazetën Papirus se kjo komunë nuk ka parkingje publike.
Ai deklaroi se të gjitha parkingjet janë private dhe menaxhohen nga pronarët e objekteve, por problemi qëndron tek pjesa se askush nuk po i shfrytëzon ato. Tutje, ai shtoi se ky nuk është problem i komunës dhe sa i përket bllokimit të tortuareve nga makinat, policia duhet të merret me këtë çështje. I pyetur nëse komuna ka ndonjë plan për mosrrezikimin e fëmijëve në rrugën ‘Dardania’ për të vijuar mësimin në shkollën fillore ‘Mihail Grameno’, Topalli theksoi se zgjidhja e vetme është kujdesi i shtuar nga vozitësit, si dhe prindërit e fëmijët./Gazeta Papirus/
https://www.facebook.com/pasqyraorg/videos/1379441386168163