Policia bën me dije për një rast të ndodhur dje në Pejë, ku një personi i ka humbur kuleta dhe e ka raportuar rastin në polici, e më pas, pas disa orësh një qytetar tjetër e kishte kthyer kuletën në stacion policor bashkë me paratë e humbura 600 euro, shkruan Gazeta Metro.
Përmes komunikatës së Policisë së Kosovës, mësohet se personi që e ka kthyer kuletën në polici e ka gjetur atë në rrugë, diku në qytetin e Pejës.
Përveç parave, në kuletë ndodheshin edhe dokumentet e qytetarit që kishin humbur.
Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e ndërmarrë, duke u bërë apel qytetarëve të tjerë që të veprojnë në mënyrë sa më humane përballë situatave të tilla.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Më datë 08.06.2023, rreth orës 19:30, nё Stacionin Policor nё Pejё,
ka ardhur qytetari i cili deklaron se sot gjatё ditёs i kishte humur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumen prej gjashtëqind (600) euro.
Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka sjellur nё Polici.
Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë iu janë kthyer qytetarit (vikimёs).
Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen