Policia ka arrestuar një burrë në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, meqenëse i njëjti pas një konflikti verbal në komunkacion kishte sulmuar me shufër metalike dy policë, që ishin jashtë detyrës zyrtare.
Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri 19.05.2022 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.