Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se një qytetar ka udhëtuar për 15 ditë nga Kasseli i Gjermanisë deri në sheshin “Ibrahim Rugova” në Istog, duke i kaluar 5 shtete me distancë 1.850 km.
Ferati ka thënë se Arbert Lubeniqi futet në historinë e çiklizmit në Kosovë, dhe ka treguar qëllimin e këtij marshi.
Ai ka thënë se qëllimi ishte humanitar, ku për çdo kilometër të kaluar Arberti dhuroj nga 1.00 Euro dhe jo vetëm, ai shtoi nga 0.50 cent për çdo kilometër për ata të cilët i bashkangjiten këtij udhëtimi.
“Parat e grumbulluara ju dedikohen tri shoqatave të ndryshme: Shoqatës së SOS Fshatit te Fëmijëve në Prishtinë, Shoqatës Handikos në Istog dhe Shoqatës Autizmi flet”, ka shkruar Ferati.