Sot po mbahen zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, dhe një pyetje na dukej e pashmangshme: cila qeveri mendonin qytetarët tanë se e kishte menaxhuar më së mirë situatën në veri?
Në këtë sondazh deri tash (17:10) kanë votuar 495 qytetarë, ose më shumë se në secilën prej komunave me shumicë serbe përveç Mitrovicës së Veriut deri në ora 15:00, shkruan Nacionale.
Dhe, rezultati është befasues.
314 votues ose 63 për qind besojnë se Qeveria Thaçi ka menaxhuar më së miri situatën në veri. Qeveria Thaçi ka në vend të dytë Qeverinë Hoti që i ka 18 për qind, ose edhe më shumë se ajo Mustafa që i ka 7 për qind.
Qeveria Kurti dhe ajo Haradinaj kanë vota dhe përqindje të njëjtë: 28 vota, ose 5 për qind.