Kosova momentalisht është duke u përballur me një krizë të dyfishtë ekonomike. Krahas energjisë, barrë e rëndë për qytetarët është edhe rritja e çmimit të disa produkteve të konsumit.
Njohësit e çështjeve ekonomike në vend, thonë se çmimet kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit në Kosovë ku si pasojë e kësaj kanë shtrenjtuar shumë shportën mujore të qytetarëve të vendit.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, thonë se ne këtë kohë qytetarët kanë më se shumti nevojë për zgjatjen e dorës së shtetit.
Madje ish-kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se Kosova nuk ka qenë e përgatitur për një krizë të tillë.
Gërxhaliu theksoi se zhvillimin ekonomik e kanë e ka ngulfatur çështjet e pazgjidhura në të kaluarën ku në theks ka vënë negociatat me Serbinë, e që sipas tij tani është koha kur në pozita kyçe duhet të vinë njerëz të dijes dhe jo njerëz të partive politike, raporton Ekonomia Online.
“Kemi rekomanduar dhe kemi alarmuar që pas pandemisë Covid-19, Kosova do të ballafaqohet por edhe bota me një pandemi ekonomike, shume vende kanë qenë të përgatitura, por Kosova nuk ja qenë e përgatitur aq sa duhet që ti bëjë ballë një presioni të kësaj krize. Vetë fakti që kemi rritje të çmimeve të produkteve strategjike duke filluar nga energjia, gazi rryma por edhe nga metalet e ndryshimeve vërtetë krijohet një indeks zingjirorë që shtrenjton koston edhe të produkteve të tjera që prodhohen në Kosovë apo importohen. Vet fakti që Kosova është një shoqëri që në vitin 2021 ka importuar mallra në vlerë prej 4 miliard e 700 milion euro e ka importuar një inflacion i cili vërtetë është duke i minimizuar efektet pozitive të rritjes ekonomike të këtij viti, prandaj besojë që duhet një dialog i mirëfilltë, duhet të jemi me qytetarët dhe pranë qytetarëve”, tha Gërxhaliu.
Këto vitet e fundit kemi pasur dështime të shumta pasojat e së cilave do ti bartim sot për do ti bartin edhe gjeneratat e tjera dhe për këtë arsye ne duhet mobilizim dhe përkushtim i vlerave, një ekonomi e dijes e cila bazohet në resursin natyrorë të Kosovës dhe të ndërpritet avazi i vjetër i eksportimit të parasë së gaçme por Kosova vërtetë të jetë një fuqi ekonomike e cila nuk është e varur nga importi por një shtet që eksporton edhe dijeni edhe ekspertizë mallra dhe shërbime dhe vërtet mirëqenia ekonomike të jetë një ndër prioritetet kryesore”, tha ai.
Ndërsa shqetësuese mbetet rritja e shpesh e çmimit të naftës.
“Edhe takimi i fundit që është mbajtur javën e kaluar është konstatuar dhe janë pajtuar që gjitha vendet e OPEK-ut dhe të botës arabe do ti prodhojnë 99, 7 milionë baril naftë dhe për çdo ditë që tund të minimizohet ky balancë mes ofertës dhe kërkesës. Por vetë fakti që kemi këtë situatë mes Ukrainës dhe Rusisë dhe Rusia e furnizon Evropën me 35 për qind gaz dhe 35 për qind naftë po e sfidon botën me mime të larta sepse këto produkte po përdoren edhe për qëllime gjeostrategjike. Ajo çka është shqetësuese është se në Kosovë ndodh shumë shpejt ngritja e çmimit të naftës dhe shumë pak ulja dhe kjo është ajo që i pengon më së shumti qytetarët”, tha ai.
E kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë se Kosova nuk ka strategji zhvillimore dhe energjetikë për të tejkaluar krizën.
Ai thotë se Kosova ka qenë lidere sa i përket çmimeve të ultë sa i përket energjisë elektrike dhe produkteve, teksa thotë se e kundërta e saj është tani. Madje Shahini thotë se Kosova ia ka kaluar edhe vendeve të Ballkanit për rritje të çmimeve.
“Qeveria e Kosovës nuk ka strategji zhvillimore, kombëtare dhe as strategji energjetike kombëtare për të tejkaluar krizën. Janë nënçmuar paralajmërimet e hershme të Departamentit Amerikan se Kosova do të ballafaqohet me krizën energjetike, nuk është blerë energjia atëherë kur ka pasur mundësi të blihet më lirë, dhe ne e kemi blerë më së shtrenjti në pikë dhe e ka detyruar Qeverinë e Kosovës të merr hapa në kurriz të qytetarëve për të shtrenjtuar dhe Kosova është lidere dhe me çmime të energjisë ne vetëm tash jemi të barabartë me shtetin kroat dhe kemi hyrë në Evropë”.
“Ku shtetet e tjera asnjë nuk e ka prekur çmimin e energjisë elektrike. Deri para shtrenjtimit Kosova ka qenë lidere me çmim më të ulët, tani jemi lidere me çmim më të lartë në Ballkan duke tejkaluar Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën, Serbinë Maqedoninë dhe Bullgarinë. Prandaj ne jemi me çmime më të larta dhe këto e kanë vështirë që të ballafaqohen qytetarët e vendit”, thotë Shahini.
Shahini thotë se ky vit krahasuar me vitin e kaluar karakterizohet me tkurrje në aspektin ekonomik. Si shpëtim për ekonominë vendëse e sheh rritjen e borxhit publik dhe lejimin e tërheqjes së trustit pensional.
“Ky vit do të karakterizohet me tkurrje karshi vitit të kaluar, sepse vitin e kaluar kemi pasur një rekord të rritjes pas mbylljes dhe nis nga fakti se çka duhet të bëjë, Qeveria është gjeneratori kryesorë edhe i shpëtimit edhe i krizës. I shpëtimit do të ishte që shteti jonë të futet edhe më shumë në borxh publik, te jep pak një pjesë të kontributit nga trusti pensional për qytetarët e vet, t’i subvencionojë pagat dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike siç ka bërë Gjermania e cila ka shtrenjtuar rrymën rreth 22.8 për qind, por 44 për qind e subvencionon, dhe në këtë formë do ti del qytetarit përballë dhe do ti realizon premtimet që ka bërë më herët gjatë fushatës zgjedhore”, tha Shahini.