Kryeqytetasit nuk po duan që të shtrenjtohet fatura mujore e mbeturinave, për shkak se nuk do të kenë mundësi ta paguajnë tani kur është rritur çmimi i të gjitha produkteve ushqimore e të tjerave.
Ata paralajmërojnë se nuk do të paguajnë më shumë për mbeturina.
Por është kryeshefi ekzekutiv i kompanisë rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Pastrimi”, Burim Kelmendi, ai i cili po kërkon që të shtrenjtohet fatura ndryshe sipas tij kompania do të falimentojë meqë s’mund të përballojë shpenzimet pasi është rritur çmimi i naftës, e pjesëve të kamionëve.