GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Qytetarët po i gëzohen liberalizimit të vizave, thonë se Kurti nuk ka merita

19/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Sa para kanë shpenzuar kosovarët për viza?
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët në vend janë shprehur të lumtur sa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian pro liberalizimit të vizave për kosovarët. Disa të intervistuar nga Ekonomia Online, thonë se për këtë proces më së paku meritore është Qeveria Kurti.

Ata ia përmendin kundërshtitë e Vetëvendosjes sa ishte në opozitë, për të cilën e fajësojnë se e kanë vonuar liberalizimin e vizave.

Kritika për vonesë ka edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

Ligjvënësi opozitar thotë për Ekonomia Online se kosovarët padrejtësisht janë provuar nga lëvizja e lirë nëpër Evropë.

“Nëse e shohim në proces, është diçka për të cilën është punuar në vazhdimësi nga të gjitha Qeveritë e deri tek kjo e fundit që e ka fatin ta përmbyll këtë proces. Mendoj që është një arritje e madhe, shqiptarët e Kosovës e kanë merituar, është dashur shumë më herët Bashkimi Evropian të mendojë në stabilizimin dhe qetësimin e qytetarëve të Kosovës. Ne jemi një popull që kemi dalë nga lufta, nga dhuna e represioni, pastaj vazhdimi i jetës pa të drejtë të lëvizjes nëpër Evropë, ka qenë një presion i dyfishtë”, u shpreh Berisha.

Ndonëse vendimi është marrë në të mirë të liberalizimit të vizave, Rrahman Fazliu ka dronë se diçka mund të ndryshojë sërish.

Fajtor për këto vonesa ia faturon kryeministrit Albin Kurti.

“Po që sa na kanë premtuar, mos po na gënjejnë sërish. Që 20 vjet na kanë premtuar jo këtë vit, jo vitin tjetër. Ky (Kurti) na ka humbur që 15 vjet. Ky ka dështuar 100 për qind”, Rrahman Fazliu.

Ndërsa Xheladin Tafallari nga Prizreni, thotë se e mira këtij procesi është që nuk do të ketë më pritje të gjata nëpër ambasada e shpenzime për viza.

Janë dy arsye që duhet gëzuar; e para është maltretimi nëpër Ambasada, shpenzimet dhe për këta që kanë pasur nevojë për vizita. Koha i ka ardhur, evropianët e kanë parë që me i dhënë një karotë sa për ta stimuluar për të ecur përpara”, Xheladin Tafallari nga Prizreni.

Proces të vonuar e quan edhe qytetari tjetër, Ndriçim Çekaj. Ai këto vonesa i ndërlidh edhe proceset ndër vite në Kosovë, ku opozita e atëhershme e pati bllokuar këtë proces.

“Normalisht që është një vendim i mirëpritur por është jashtëzakonisht i vonuar për shkak se e dimë që kushtet për liberalizim të vizave janë miratuar vite më parë nga ana e kosovarëve. Ka qenë një bllokadë në institucionet e Bashkimit Evropian e cila po duket se po merr fund. Normalisht që është i mirëpritur për qytetarët për shkak se kemi qenë të vetmit në këtë pjesë të Evropës që nuk e kemi pas të drejtën e lëvizjes së lirë dhe normalisht që përtej faktit të bllokadës në institucionet e BE-së dhe të shteteve të veçanta, kemi pas edhe probleme të brendshme të një politike destruktive e cila e ka përdorur këtë çështje dhe e ka bllokuar formacione të caktuara për interesa të veta”, u shpreh Çekaj, teksa shprehet i bindur se Qeveria Kurti nuk ka merita në këtë aspekt.

“Unë mendoj se Qeveria aktuale ka merita më së paku në këtë proces. Ndoshta ndonjë punë e ka bërë në çështje administrative, por ne i dimë qëndrimet e mëparshme të kësaj kaste politike, ndoshta edhe të një pjese tjetër të opozitës që kanë qenë jashtëzakonisht destruktiv kur ka qenë koha optimale për marrjen e liberalizimit”, u shpreh ai

Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), Zef Morina, thotë se kosovarët kaherë e kanë merituar liberalizimin e vizave.

“Është një vendim i mirë i drejtë i Bashkimit Evropian, megjithatë me shumë vonesë sepse Kosova nuk e ka merituar kaq gjatë me prit. Ne mendojmë që shumë më herët i kemi plotësuar të gjitha kriteret, por sidoqoftë më mirë vonë se hiç”, u shpreh Morina, teksa thotë se fajtor për këtë stërzgjatje është Qeveria Kurti, e cila sa ishte në opozitë e ka penguar këtë provës.

“… pikërisht Qeveria Kurti që atëherë ishte në opozitë e ka penguar liberalizimin e vizave që në vitin 2015, pra jemi dikund rreth tetë vite me vonesë. Mund të them se nuk është edhe aq meritor Qeveria Kurti”, u shpreh Morina.

Tags: Liberalizimi i Vizaveqytetaret
ShareTweetShare
Previous Post

Voziti 115km/h në zonë 50, 22-vjeçarit i merret patentë shoferi për tre muaj

Next Post

Ancelotti shpreson në një finale Real Madrid-Milan

Next Post
Ancelotti shpreson në një finale Real Madrid-Milan

Ancelotti shpreson në një finale Real Madrid-Milan

Lajmet e fundit

Krasniqi takohet me Kallas-in: PDK gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike

Krasniqi takohet me Kallas-in: PDK gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike

22/05/2025
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

22/05/2025
Incident i pazakontë në QKUK, një burrë mban peng një grua

Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Policia i demanton raportimet: S’ka policë të arrestuar në aksionin e sotëm

Policia e Kosovës shpallet kampione në Greqi – Drejtori Hoxha pret në takim ekipin fitues

22/05/2025
Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Krasniqi takohet me Kallas-in: PDK gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike

Krasniqi takohet me Kallas-in: PDK gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike

22/05/2025
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

22/05/2025
Incident i pazakontë në QKUK, një burrë mban peng një grua

Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.