Prishtina sot u duk shumë më ndryshe, e gjithë kjo falë njerëzve të shumtë të cilët dolën për të marshuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Speciales në Hagë.
Marshit për Drejtësi iu bashkuan qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, por edhe më gjerë.
E padyshim se aty nuk munguan edhe fëmijët e ish-krerëve të UÇK-së të cilët gjenden në Hagë.
E aty ishte edhe djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi. E në momentin kur qytetarët e takuan atë shumë prej tyre kërkuan që ta përqafonin e të realizonin edhe fotografi me të. Kjo shihet në videon e publikuar nga lajm.net.
Duhet përkujtuar që Thaçi dhe ish-bashkëluftëtarët e tij mbeten ndër emrat më emblematik të luftës së UÇK-së në Kosovë.