Vendimi i ri i Qeverisë për targat ilegale ka filluar së zbatuari në gjithë territorin e vendit.
Ndonëse vendimi u morr pa koordinim me aleatët, qytetarët janë të mendimit se ka pasur një marrëveshje të fshehte ndërmjet Qeverisë dhe ndërkombëtarëve.
Haki Bejtullahu, tha se kryeministri Albin Kurti nuk do të merrte vendimin pa koordinim me të huajt.Prandaj thotë se sipas gjitha gjasave ekziston një marrëveshje e fshehtë.
“Aty punohet diçka pas shpine, mesë Kurtit dhe ndërkombëtarëve, nuk ma merr mendja që pa koordinim Kurti e vazhdon atë të vetën, diçka ka aty po ne nuk e dimë”.“Për këtë nuk kemi çka të flasim ne qytetarët e thjeshtë, ato janë çështje të fshehta që mbahen nga populli”, tha ai.
Shaip Olqiqi mendon se vendimi i ri nuk është i keq pasi sipas tij, Qeveria nuk ka pasur rrugë tjetër.
“Vendimi i ri për targat nuk është edhe i keq për me treguar se nuk kemi ku të shkojmë më tej” tha ai.
Edhe Shabanalia Kralani, beson se lidhur me vendimin e ri kryeministri Kurti ka bërë marrëveshje të fshehtë me ndërkombëtarët sepse sipas tij, ne jemi të varur nga ta.
“Ndoshta pak vendim i ngutshëm, por nuk besoj që Kurti nuk e ka bërë këtë pa një marrëveshje të fshehte me ndërkombëtarët duke ditur që ne varemi qindpërqind nga ta”.
“Sa më shumë që lëshojmë pe atyre rritet egoja e tyre për me mundur ta anashkalojnë shtetin Kosovës. Besoj që nuk duhet të lëshojmë pe ndaj tyre mirëpo gjithmonë ne marrëveshje më ndërkombëtarët”.
“Me vendimin e ri qeveria nuk do të arrij qëllimin, shumë i bindur jam duke ditur që 22 vite që kanë filluar keq qeveritë e pas luftës dhe do të shkoj keq deri në finalizim e çështje së Kosovës me ndërkombëtarët, sepse nga fillimi kanë lëshuar pe. Kjo është pasoj që do të na përcjellë me vite”, tha ai.
Lorenc Kryeziu, mendon se Kurti ka vepruar sipas Kushtetutës mirëpo sipas tij, duhet të dëgjoheshin ndërkombëtarët për të pritur, raporton EO.
“Sa i përket kushtetutës Kurti ka të drejtë, po në këtë pozitë që jemi pa Amerikën nuk mund të bëjmë asgjë. Pa miqtë ndërkombëtar, unë jam veteranë i UÇK-së luftëtarët kanë dhënë gjak për liri mirëpo pa ndihmën e Amerikës dhe Britanisë së Madhe edhe 100 mijë njerëz po të vdisnin në këtë vend nuk do të arrinim këtu ku jemi”.
“Amerikën duhet gjithmonë me përkrahim ku janë interesat tona dhe jo aty ku është në dëm tonin, në këtë rast nuk ka qenë në dëm tonin, 20 vite është prit pse mos të presim edhe 6 muaj”, tha ai.
Me të shënuar ora 00:00 kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës për targat ilegale që ende qarkullojnë në disa pjesë të Republikës së Kosovës.Policia e Kosovës ka bërë publike fletëqortimin që do të marrin vozitësit e automjeteve me targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.Sipas Policisë, në rastin e shqiptimit të masës qortuese, nga vozitësit do të kërkohet që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.Fletë qortimet, sipas Policisë do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar.