GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Qytetarët i gjuhen Vetëvendosjes në faqën e tyre në Fb: Hej ”ZDRAVO”, a jeni bre normal?!

13/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Qytetarët i gjuhen Vetëvendosjes në faqën e tyre në Fb: Hej ”ZDRAVO”, a jeni bre normal?!
Share on FacebookShare on Twitter

Deputëtë, gazetarë, protestues – të gjithë këta po i konsideron një “bandë rrugaçësh”, Lëvizja Vetëvendosje e cila është në pushtet. Përkundër kësaj, komentuesit në Facebook nuk po binden nga komunikata e Qeverisë, duke i reaguar ashpër.

Një pjesë e madhe e komenteve në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje pas dhunës në Kuvend, janë kundër këtij subjekti politik.

Qytetarët, po ia përmendin partisë në pushtet atë që tash po njihet si “afera Zdravo”, pas publikimit të përgjimeve të bisedës mes Mimoza Kusari – Lilës dhe Sllavko Simiq të Listës Serbe.

Qytetarët të nervozuar

Po, të nervozuar duket të jenë qytetarët, pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se ishte ajo që u sulmua nga deputetë të PDK-së të cilët i quan “bandë rrugaçësh”.

“Zdravo” – me dhjetra komente i drejtohen kështu Lëvizjes Vetëvendosje.

Të tjerë, i kujtojnë Lëvizjes Vetëvendosje se edhe ky subjekt politik, ka shkaktuar disa herë dhunë në Kuvend gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“A jeni more normal o mashtrues….” – kështu fillon një koment tjetër.

Këto janvë vetëm disa prej shumë komenteve që janë bërë në komunikatën e VV-së.

Të gjitha, mund t’i gjeni në komentet poshtë.

Çka ndodhi?

Derisa kryeministri Kurti po mbante fjalim, fillimisht, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quantë “rrenc”.

Më pas, njëra prej deputeteve vendosi një fotografi në foltoren e Kuvendit, ku shihej kryeministri me “hund të zgjatur”, që simbolizon gënjështrën.

Pas disa sekondave, letra u largua dhe u shqye nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kjo e acaroi deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili hodhi ujë nga një shishe në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi, dhe më pas, përleshja eskaloi ku ministrat e Qeverisë sulmuan deputetin Lushtaku dhe të tjerët që dolën aty.

Në pamjet direkte, shihet se deputetët janë përleshur me grushta, derisa ka ndërhyrë edhe sigurimi i kryeministrit Kurti.

Gjatë përleshjes, deputeti i PDK-së Hajdar Beqa shihet në pamje derisa e grushton ministrin Hekuran Murati që i doli në mbrojtje kryeministrit Kurti pasi ndaj tij u hodh ujë nga ana e deputetit Mërgim Lushtaku.

Ai shihet derisa fillimisht i merr syzet e Muratit, dhe më pas e godet.

Më pas, Beqa shihet edhe gjatë pjesës tjetër të videos derisa mban në dorë syzet e Muratit.

I grushtuar nga kjo situatë mbeti edhe zv. kryeministri Besnik Bislimi. Nga pamjet e publikuar deri më tani ende nuk dihet se kush se kush e goditi Bislimin.

Që nga fillimi seanca e sotme ishte e tensionuar. Kjo për shkak të përgjimeve të publikuar nga gazeta Nacionale, ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke biseduar me deputetin e Listes Serbe, Sllavko Simiq. Në këtë bisedë, deputetja e VV-së e pranon se për disa minuta ka biseduar Milan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.

Madje, gjatë kësaj bisede Kusari-Lila dëgjohet duke i fyer kolegët e saj të partive opozitarë.

Ndërkohë, seanca e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë pas dy orëve. Kjo pasi kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tha se aktualisht nuk ka kushte që të vazhdohet tutje.

Tags: KuvendivvZdravo
ShareTweetShare
Previous Post

Berat Buzhala zbulon fajtorin e dhunës së sotme në Kuvend: Ky person i pari e nisi

Next Post

Momenti kur kapen mes vete Elmi Reçica i PDK-së dhe Gani Krasniqi i VV-së (VIDEO)

Next Post
Momenti kur kapen mes vete Elmi Reçica i PDK-së dhe Gani Krasniqi i VV-së (VIDEO)

Momenti kur kapen mes vete Elmi Reçica i PDK-së dhe Gani Krasniqi i VV-së (VIDEO)

Lajmet e fundit

Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

28/05/2025
“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

28/05/2025
Sejdiu: Brenga e qytetarëve është rritja e çmimeve, ministrat e zyrtarët nuk e thonë asnjë fjalë

“Është monopol i pastër”- Sejdiu: Bizneset detyrohen të blejnë rrymën prej vetëm një kompanie

28/05/2025
Ymeri: Nga janari e deri në maj shteti ka paguar mbi 1 milion euro në ditë për import të energjisë elektrike

Ymeri: Nga janari e deri në maj shteti ka paguar mbi 1 milion euro në ditë për import të energjisë elektrike

28/05/2025
Gaza: Vdesin 4 persona në një përpjekje për të gjetur ushqim, shembet muri i depos

Gaza: Vdesin 4 persona në një përpjekje për të gjetur ushqim, shembet muri i depos

28/05/2025
Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm edhe për aktakuzën e dytë

Alarmojnë avokatët: Haga keqpërdori KFOR-in te “Thaçi e të tjerët”

28/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

Ushtarët serb ia vunë thikën në fyt – Arbnora Ademaj rrëfen tmerrin që përjetoi: “E kam kaluar ferrin”

28/05/2025
“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

“Edhe t’plaçkitshin edhe t’pushkatojshin”, Dukagjin Gorani thotë se pushteti testohet tek aftësia e ndarjes së parasë

28/05/2025
Sejdiu: Brenga e qytetarëve është rritja e çmimeve, ministrat e zyrtarët nuk e thonë asnjë fjalë

“Është monopol i pastër”- Sejdiu: Bizneset detyrohen të blejnë rrymën prej vetëm një kompanie

28/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.