Tri kompanitë energjetike në Kosovë kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. ZRrE ka bërë me dije KOST, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar aplikimet e tyre për shqyrtim të tarifave për vitin 2025. Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar, derisa reagimet e qytetarëve kanë vërshuar në drejtim të qeverisë.
Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.
Këtë e ka bërë të ditur, kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu.
“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”.
Më tej, ai ka bërë me dije nga fundi i muajit të ardhëm do të dalin me propozime për këtë çështje.
“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto kërkesa dhe pas shqyrtimit dalim me propozime. Besoj diku kah fundi i marsit deri më 1 prill afërsisht dalim me vendim”.
Kompanitë në fjalë, në kërkesat e tyre kanë përdoru të njëjtat arsyeje për ndryshimin e tarifave.
“Furnizuese me Shërbim Unvesial(FShU) ka përgatitur Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2025, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregulloren për Përcaktimin e të Hyrave për Furnizuesin me Sherbim Universal(Rregullen për të Hyrat e FSHU-së”. KESCO mbetet i përkushtuat për të bashkëpunim me qëllim që të arrihen konkluzionet të përbashkëta të cilat janë në interes të të gjithë pjesëmarrësve në sektorin e energjisë”.