GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Qytetarët detyrohen ta blejnë jashtë shtetit barin e listës esenciale që s’u regjistrua në Kosovë

27/03/2025
në Kosovë, Lajme, Shendetesi
Koha e leximit:2 mins read
Qytetarët detyrohen ta blejnë jashtë shtetit barin e listës esenciale që s’u regjistrua në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Një bar për trajtimin e hipertensionit pulmunar ka një vit qëkur mungon në Qendrën Klinike Universitare. Ai ndodhet në listë esenciale, por autoritetet nuk e kanë regjistruar në Kosovë. Për pasojë, prindi i një fëmije që duhet të kurohet me medikamentin Bosentan, ka thënë se detyrohet që të gjejë rrugë alternative për ta siguruar atë jashtë shtetit.

Që prej një viti, në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) ka munguar ilaçi i listës esenciale “Bosentan”, i cili është i nevojshëm për trajtimin e sëmundjes së hipertensionit pulmunar, e njohur si presion i lartë i gjakut në arteriet e mushkërisë.

Prindër të fëmijëve me këtë sëmundje kanë thënë se në mungesë të medikamentit janë detyruar që ta blejnë atë vetë.

“Reparti i Pediatrisë na ka thanë që nuk ka dhe ju njoftojmë kur do të vijë. Domethënë nuk na e kanë ndërprerë shpresën që do të vijë, por për momentin nuk ka. Dhe kjo ka zgjatur përafërsisht një vit… tash detyrohemi të gjejmë rrugë alternative për ta gjetur atë… Çmimi i saj, neve na ka kushtuar rreth 300 euro, po thuhet që është edhe më shtrenjtë, por tash këtë çmim e kemi gjetur ne”, ka thënë Nderim Gashi, prind i një fëmijë.

Ai ka thënë se, përveç kostos financiare, sfidë përbën edhe sigurimi i ilaçit në Kosovë.

“’Bosontani’ nuk është në tregun farmaceutik këtu në Kosovë. Këtu nuk ekziston as për ta blerë, dhe duhet të blihet jashtë, jashtë Kosovës faktikisht. Ne jemi munduar të gjejmë zgjidhje dhe disa na e kanë preferuar që në Turqi ka, edhe e kemi marrë në Turqi. Qoftë kemi shkuar vetë, qoftë nëpërmes ndonjë miku që i ka rastisur puna atje në Turqi. Se çmimi… ia bëjnë diqysh njerëzit, por udhëtimi, të gjesh lidhje me shtete të tjera për ta gjetur se në Kosovë nuk ka as për ta blerë. Ky është problem serioz”, ka thënë Gashi.

E, ndonëse medikamenti është pjesë e Listës së barnave esenciale, të cilën e ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, ai nuk është i regjistruar në Kosovë. Në QKUK e kanë përmendur këtë si arsye përse ilaçi nuk mund të kontraktohet.

“Produkti ‘Bosentan’ nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës, pra nuk kemi si ta sigurojmë këtë produkt, përderisa nuk posedon certifikatën e Autorizim-tregtimit”, kanë thënë në QKUK.

Për mungesën e medikamentit dhe për mosregjistrimin e tij, KOHA ka adresuar pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, por kanë munguar përgjigjet.

Tags: barin e listës esencialeKosovë
ShareTweetShare
Previous Post

Ky është i riu që kërcënoi dhe detyroi një grua t’i jepte 50 mijë euro për një vit

Next Post

Osmani bisedë telefonike me William Ruto: Kenia mund të llogarisë në Kosovën si një aleat dhe partner të vërtetë

Lajmet e fundit

Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

Bllokimi i Kosovës në Këshill të Evropës për shkak të asociacionit, Weber: Gjermania ka qenë më e butë se Franca në kushtëzim

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.