Ishin kundërshtar të mëdhenj politik. “Zajednica” ishte kryetema që i ndante “vlerat” e Isa Mustafës e Albin Kurtit. Kështu të paktën u shitën e u përceptuan raportet ndërmjet tyre. Deri më sot nuk ia zinte emrin e tij kurrë goja, por më në fund Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia përmendi emrin dhe njohu meritën ish-Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për garancën e marrë nga ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, se Asociacioni i Komuanve të banuara me shumicë serbe “nuk do të përbëjë nivel të tretë ose të ndërmjetmë të pushtetit” në Kosovë.
Duke folur për gazetën konservative kroate “Veçernji List” në një intervistë të gjatë, Kurti u pyet për Asociacionin dhe për Nenin 7 të marrëveshjes ku komuniteti serb në Kosovë merr një “nivel të duhur vetëmenaxhimi”, Kurti citoi, me emër të përvetshëm, Isa Mustafën dhe garancën që kishte siguruar nga BE-ja.
“…e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në të cilën shkruan se ai Asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes”, ka thënë Kurti.
I pari që ia kishte njohur meritën nga Lëvizja Vetëvendosje muaj më parë ishte Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit, i cili pati thënë “dorën bravo Isa Mustafës” për letrën e Mogherinit, për të cilën thoshte se “tash neve po na ndihmon”.
“Kemi reflektuar. Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjunë në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, pati thënë për herë të parë Glauk Konjufca duke afirmuar rolin e Mustafës.
Asociacioni, letra e Mogherinit dërguar Isa Mustaftës…
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte i pari që ia “dha dorën”. “Qe bravo!”, pati thënë ai.
“Kemi reflektuar. Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjunë në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, tha për herë të parë Glauk Konjufca duke afirmuar rolin e Mustafës.
A e keni njoftë atëherë këtë letër, e pyeti gazetari. “Jo, veç na u ka dokë një siguresë e mirë. Shiko tash duhesh me shfrytëzu gjithçka në dorë”.
Sa i përket Asociacionit dhe sekuencimit të saj në Marrëveshjen e Ohrit, Konjufca qëndron në atë se njëherë njohja faktike e mëpastaj Asociacioni.
“Asociaiconi nis të diskutohet dy javë pasi Serbia ta bëjë njohjen de-facto. Ulemi ia gjejmë një formë Asociacionit. Asociacioni e ka kuptimin e vetëmenaxhimit. Tash çka është ajo? Ne e kemi katër elemente: E kemi atë të 2013’ës që bashkësia ndërkombëtare po na thotë e keni obligim. Me shfuqizu nuk keni shfyqëzu. Pra, ajo është obligim ndërkombëtar. Ne themi që kemi kushtetuetshmërinë. Ajo shumë mirë e rregullon sistemin unitar të shtetit: atë qendror dhe lokal. Serbia po dëshiron një autonomi që Kosovën e bën federatë. Nuk ka mundësi, themi ne. E dyta: vetë BE’ja na ka dhanë një letër, në fakt qeverisë së Isa Mustafës, edhe për neve na ndihmon”.
“E treta është kolumna e Derek Chollet dhe Gabriel Escobar. Aty thuhet që Asociacion do të ketë karakter koordinues. Jo, qeveritar, ekzekutiv, por koordinues i atyre komunave. A është e dëmshme kjo? Kosova ka kapacitete që kjo mos me qenë fatale dhe e dëmshme për të. Por, ne do të kemi kujdes të mos tejkalohen vijat e kuqe. Kushtetuta është vija e kuqe”.- pati deklaruar Konjufca.
Nuk dihet nëse edhe Presidentja Vjosa Osmani, do t’ja “jap dorën” ish bashkpartiakut të saj, Isa Mustafa.