Moda është gjithmonë në ndryshim, por le ta pranojmë: Diçka që nuk është elegante, nuk është! Nuk ka për të qenë kurrë. Thënë kjo, nëse preferoni që gjatë 2023-shit të hiqni dorë nga gjërat që e bëjnë stilin tuaj të mos duket fort i kuruar, duhet të largoni nga garderoba disa veshje, sipas Josh Sims, një redaktor i modës për meshkuj i cili ka bashkëpunuar në The Times, CNN, Wallpaper dhe është autor i librave për stilin e burrave, si “Icons of Men’s Style”.
Pantallonat treçerekëshe – vishni ose pantallona të gjata, ose të shkurtra. Asgjë midis!
Xhinset e ngushta – thjesht mos!
Bluzat me jakë V-ë shumë të hapur.
Bluzat me logo gjigante.
Këmishat që duken si bluza të ngushta palestre.
Xhinset e grisura.