Në prag të festës së Vitit të Ri, djemtë e legjendave të humorit, Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, sollën “Treshi Përsheshi – Junior”, program i cili u mirëprit nga të gjithë shqiptarët.
Përmes disa skeçeve fëmijët e legjendave dëshmuan se mund ta vazhdojnë rrugën e baballarëve, duke marrë përkrahje e komente pozitive në rrjetet sociale.
Në një intervistë për Indeksonline, Qumili dha më shumë detaje, duke treguar se e kujt ishte idea dhe si ishte ndjerë ai gjatë xhirimeve.
“Rezultati ishte i mirë. Ideja e “Treshi Persheshi Junior” ishte e Bimit (djalit të tij). Kam punuar me djemtë pak pas kamerave duke i treguar se ku janë mirë e ku keq. Gjatë skeçeve kisha shumë emocione, jam mërzit shumë. Nuk e kam besuar që do t’i luajnë rolet aq mirë. Më kanë mahnitur. Herën e parë më është dukur që po i dëgjoj Lecin e Cimën dhe Qumilin. Nuk e kam mendu që mundët dikush mem emitu”.