GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

QUINT vs. Kurti: “Jepjani tokën manastirit”, “gabim të legjitimohet vendimi i Millosheviqit”

20/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:5 mins read
QUINT vs. Kurti: “Jepjani tokën manastirit”, “gabim të legjitimohet vendimi i Millosheviqit”
Share on FacebookShare on Twitter

Që prej se është bërë Kryeministër i vendit, Albin Kurti, ka pranuar së paku katër kërkesa (deklarata publike), nga shtetet e QUINT’it që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarë tokë të regjistrohen si pronë e  Manastirit të Deçanit. Kryeministri, që nga e kaluara e tij politike njihet për kundërshtimin që ua kishte bërë këtyre temave (zonat e mbrojtura e decentralizimi), muaj më parë ka folur në një konferencë për media duke thënë se këto prona i kishin kaluar manastirit në kohën e Milosheviqit. Për thirrjen e fundit që erdhi të premten nga pesë shtetet, Petrit Selimi, që dikur e ushtronte postin e shefit të diplomacisë së Kosovës, tha se aleatët  po e kushtëzojnë anëtarësimin në KE me zbatimin e vendimit të Gjykatës për Manastirin e Deçanit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 20 maj të 2016-ës, vendosi që Manastirit të Deçanit i takojnë 24 hektarëve tokë dhe pyll pas një konteksti gjyqësor se kujt i takojnë këta hektarë, meqë ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” thoshin që prona u takonte atyre.

Gjashtë vjet pas, ky vendim ende nuk është zbatuar. Për këtë, katër herë me radhë vendet e QUNTI’it i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të vë në zbatim vendimin e Kushtetueses.

Herën e parë kur shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dolën me deklaratë të përbashkët ishte më 27 gusht 2020 me thirrjen drejtuar Qeverisë së Kosovës kur në krye të saj ishte Avdullah Hoti.

Por, para se të reagonin ata ishin takuar ndaras me kryetarin e komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe igumenit Sava Janjiq të Manastirit të Deçanit.

“U bëjmë thirrje palëve që në përpikëri t’i përmbahen ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat e Mbrojtura Speciale dhe të ngrisin çdo shqetësim te mbetur brenda kornizave të Këshillit Monitorues për Implementim (KMI), para se të ndërmarrin ndonjë veprim. Për më tepër, i nxisim autoritetet e Kosovës  qe të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës  19 maj 2016, lidhur me kontestin pronësor në Deçan. Dhe në fund, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë ekspeditive të zgjidhë çështjen e punimeve rrugore në përputhje me këto që u përmendën më lart”, thuhej në reagimin e 2020-ës.

Në vitin pasues, pas ardhjes sërish në pushtet, kryeministri Albin Kurti pranoi një letër nga QUINT me të njëjtën kërkesë. Aty shkruhej se qeveria e re është emëruar me mandat të fuqishëm për reforma dhe respektimin e sundimit të ligjit dhe së një nga provat kryesore e vendosmërisë së tij do të jetë pikërisht zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit.

“Respektimi i sundimit të ligjit është detyrim për të gjitha qeveritë. Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë me regjistrimin ligjor në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhej në reagimin e shteteve të QUINT’it më 19 maj, 2021.

Në po këtë vit, por vetëm disa muaj më vonë, më 24 shtator, shefat e misioneve reaguan sërish. Këtë herë duke thënë se janë të shqetësuar meqë Gjykata Kushtetuese e Kosovës doli me deklaratë me moszbatimin e vendimeve të mëhershme të saj, përfshirë edhe të vendimit të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

“Është shqetësuese se Gjykata Kushtetuese e Kosovës detyrohet t’ua përkujtojë institucioneve ekzekutive të garantojnë dhe zbatojnë sundimin e ligjit në këto raste më se të vonuara. Siç është theksuar në deklaratën e shteteve të Quint-it të datës 19 maj, respektimi i sundimit të ligjit është obligim i të gjitha qeverive. Ne e nxisim fuqishëm Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë pa vonesë me zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mbështetja e Kosovës për sundim të ligjit dhe gjyqësor të pavarur bazohet në zbatimin e plotë dhe të barabartë të të gjitha vendimeve të Gjykatës, pavarësisht mospajtimeve politike”, thoshte QUINT më 24 shtator 2021.

Sot kur bëhen gjashtë vjet që nga shpallja e vendimit të Kushtetueses, sërish vendet e QUINT’it shkruan një deklaratë të përbashkët kur Qeverisë Kurti 2 të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.

Por, Kurti ka një qëndrim krejt të kundërt.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese e legalizoi vendimin e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1997, i cili pati vendosur që atë pronë t’ia dhurojë Manastirit të Deçanit. Po këtë qëndrim e mbajnë edhe historianët dhe autoritetet lokale në Deçan Ata konsiderojnë se prona u takon kompanive shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, se ajo nuk ka qenë asnjëherë e Manastirit, derisa Millosheviq vendosi t’ia jepte.

Kurti gjithashtu pati thënë se Qeveria e Kosovës e konsideron Manastirin të Deçanit pjesë të rëndësishme të kulturës së Kosovës. Por, ai pati tërhequr vërejtjen se Kisha Ortodokse Serbe po përdorët politikisht nga shteti serb kundër Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese nuk është dashur të marrë vendim mbi një çështje pa u konsumuar të gjitha shkallët e tjera juridike. Manastiri i Deçanit është pjesë e mozaikut të pasur kulturor të Kosovës, por fatkeqësisht Kisha Ortodokse Serbe është ajo që keqpërdoret vazhdimisht nga Serbia si instrument politik kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ne do të angazhohemi maksimalisht që të ruhen të drejtat legjitime të manastirit, por edhe liderët fetarë ta bëjnë pjesën e tyre, duke kërkuar zgjidhje përmes dialogut dhe marrëveshjes me popullatën lokale dhe besoj që një gjë e tillë është e mundur”.

Për këtë gjë ai i pati shkruar letër kryemurgut të Manastirit të Deçanit Sava Janjiq, të cilit i ka shprehur zotimin e Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e kishave ortodokse dhe i pati shprehur edhe dëshirën e tij për të vizituar Manastirin e Deçanit, por përgjigjen për këtë kërkesë Kurti s’e mori asnjëherë nga Janjiq.

Megjithatë, ky s’është konteksti i vetëm që ka Manastiri i Deçanit. Ky ka edhe një kontest me autoritetet lokale në Deçan, e që ka të bëjë me ndërtimin e rrugës kryesore Deçan-Plavë. Punimet për ndërtimin e kësaj rruge zhvillohen përmes zonës së mbrojtur të Manastirit dhe ato janë ndërprerë disa herë, me kërkesë të Qeverisë së Kosovës ose bashkësisë ndërkombëtare.

Çështja e Manastirit të Deçanit shpeshherë përdoret edhe nga politikanët serbë në propagandën e tyre se objektet serbë të trashëgimisë kulturore janë të rrezikuara në Kosovë.

Tags: Albin KurtiGjykata Kushtetuese
ShareTweetShare
Previous Post

Nis protesta e punëtorëve të shtetit, i kërkojnë Kurtit t’ua plotësojë kërkesat për ta shmangur grevën

Next Post

Botohet libri i Vjosa Osmanit, “Gjuha e grave në Kosovë”

Next Post
Botohet libri i Vjosa Osmanit, “Gjuha e grave në Kosovë”

Botohet libri i Vjosa Osmanit, “Gjuha e grave në Kosovë”

Lajmet e fundit

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.