GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Qosja për marrëdhënien me Kadarenë: Ata që polemizojnë me njëri tjetrin e nderojnë dhe e duan njëri tjetrin

01/07/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Qosja për marrëdhënien me Kadarenë: Ata që polemizojnë me njëri tjetrin e nderojnë dhe e duan njëri tjetrin
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtari Rexhep Qosja ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Kadari, miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesëve të tij.

Qosja i cili njihet si njëri ndër kritikuesit më të mëdhenj të Kadaresë, e me të cilin patën shumë polemizime sa Kadare ishte gjallë, në këtë letër-gushëllim, është shprehur se ata që polimizojnë mes vete, në letërsi, e bëjnë këtë sepse e nderojnë dhe e duan njëri-tjetrin.

Qosja ka shpalosur edhe disa detaje të marrëdhënies së tij komplekse me Kadarenë.

Shkrimi pa ndërhyrje i Rexhep Qosjes

Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta intelektuali dhe krijuesi Ismail Kadare. U shpreh ngushëllimet më të thella bashkëshortes së tij shumë të nderuar e të dashur, shkrimtares Helena Kadare, bijave të tij Gresa dhe Besiana dhe të gjithë familjarëve të tjerë të familjes Kadare.

U shpreh ngushëllimet më të thella edhe miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesve të tij të shumtë.

Ismail Kadare dhe unë kemi pasur takime kur e kur edhe familjare, bashkëbisedime, vlerësime e nderime të ndërsjella.

Mirëkuptimi dhe nderimi i ndërsjellë mes Ismail Kadaresë dhe meje në masë të madhe do të bazohej në qëndrimin tim ndaj tij kur ai do të shpërngulej prej Tiranës në Paris.

Mospajtuesve që do ta kritikojnë Ismail Kadarenë me familjen që ishin larguar prej Atdheut unë do t’u përgjigjem: ky është qëndrim i atdhetarit dhe i krijuesit Ismail Kadare dhe këtë qëndrim të tij ne duhet ta respektojmë me mendje e me zemër. Unë jam i sigurt se frytet e shpërnguljes së Ismail Kadaresë në Paris ne do t’i shohim dhe përjetojmë shpejt në kulturën tonë kombëtare.

Ismail Kadare dhe unë kohë pas kohe kemi shkruar për krijimtarinë e njëri tjetrit. Unë e kam propozuar përkthimin e romanit të tij Kështjella në gjuhën serbo-kroate dhe kam shkruar një parathënie shumë vlerësuese për romanin dhe krijuesin e tij Ismail Kadarenë.

Ismail Kadare, ndërkaq, e ka shkruar parathënien për romanin tim Vdekja më vjen prej syve të tillë të botuar në Paris.

Por, mes Ismail Kadaresë dhe meje kohë pas kohe ka pasur edhe gjykime e vlerësime polemike si pasojë e pikëpamjeve tona të ndryshme për cështje të ndryshme kulturore dhe letrare në përgjithësi.

Në letërsinë evropiane është bërë historike bindja e pranuar prej krijuesve më të shquar evropianë se ata që polemizojnë me njëri tjetrin ata polemizojnë sepse e nderojnë dhe e duan njëri tjetrin.

Familjarët e Ismail Kadaresë dhe të pikëlluarit e tjerë i ngushëlloj me besimin se ndarja e Ismail Kadaresë nga jeta është vetëm një ndarje trupore.

Emri i tij dhe jetëshkrimi i tij janë të gjithmonshëm, sepse janë emër dhe jetëshkrim të pavdekshëm, janë historikë.

E gjithmonshme dhe e gjithkohshme është edhe krijimtaria e shumëllojshme e Ismail Kadaresë: proza letrare, shkrimet publicistike, trajtesat historiko letrare dhe kritike e eseistike. Të gjitha këto – emri Ismail Kadare, jetëshkrimi i tij, krijimtaria mendore, veprimtaria kulturore, shoqërore, etike dhe kombëtare në përgjithësi përbëjnë vlerën e madhe kulturore shqiptare. Në sajë të tyre Ismail Kadare në të përtashmen dhe në të gjithë të ardhmen do të jetë personalitet madhështor historik i Kombit Shqiptar, të cilit do t’ia dhurojnë ndjenjat e tyre, mendimet e tyre, përkushtimet e tyre të gjithë brezat e shqiptarëve pavarësisht ku do të jetojnë ata.

 

Tags: Akademik Rexhep QosjaIsmail Kadare
ShareTweetShare
Previous Post

Bajqinovci nervozohet me sondazhin e prezantuar nga Haxhiu, ia poston një deklaratë të 2021-ës

Next Post

Ministrja Haxhiu, i dërgon letër për herë të dytë ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviq

Next Post
Ministrja Haxhiu, i dërgon letër për herë të dytë ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviq

Ministrja Haxhiu, i dërgon letër për herë të dytë ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviq

Lajmet e fundit

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.