Sot Policia e Kosovës njoftoi se një shtetas serb dje është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Emergjencën e Malishevës, prej ku nuk arriti të dalë i gjallë.
Mirëpo, një version tjetër e thonë nga kjo emergjencë.
Drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi i tha Sinjalit se pacienti është pranuar në emergjencë e pastaj është nisur për në QKUK me autoambulancë.
Krasniqi tha se i ndjeri ka qenë me shenja jete në momentin kur ka dalë nga Emergjenca dhe është nisur për në Prishtinë.
Ka qenë rast i rëndë por nuk ka vdekur në Malishevë. Ai është dërguar në QKUK me autoambulancë dhe nuk e di nëse ka vdekur rrugës apo atje”, tha ai.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa është hapur edhe rasti “Hetim i vdekjes”.