GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Qindra imigrantë përpiqen të hyjnë me forcë nga Meksika në SHBA

13/03/2023
në Botë
Koha e leximit:2 mins read
Qindra imigrantë përpiqen të hyjnë me forcë nga Meksika në SHBA
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat kufitare amerikane ndaluan qindra imigrantë, kryesisht nga Venezuela, në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën të dielën pasi një grup i madh i tyre kaloi kufirin për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.

Imigrantët u përpoqën të kalonin me forcë në anën amerikane të kufirit sepse, sipas tyre, procesi i dorëzimit të kërkesave për azil nga Meksika është tepër i vështirë.

Të zemëruar nga problemet për të caktuar takim në zyrat amerikane të imigracionit përmes një aplikacioni të ri të qeverisë amerikane, imigrantët u mblodhën në qytetin kufitar meksikan Kuidad Huarez, por nuk arritën të kalonin në anën amerikane të pikës kufitare që lidh Meksikën me Shtetet e Bashkuara.

“Ju lutem, duam përgjigje. Aplikacioni nuk po funksionon. Unë jam e vetme, ne jemi të vetëm këtu. Jemi përballur me hajdutë, mashtrues dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ne duam një të ardhme dhe ndihmë për familjet tona, asgjë tjetër”, thotë 18 vjeçarja Camila Cruz nga Venezuela.

Një pjesë e madhe e imigrantëve që u përpoqën të kalonin kufirin janë me fëmijë të vegjël.

“Ata përdorën spërkatës piperi kundër fëmijëtve Ne jemi këtu për një ardhme më të mirë. Ne nuk bëjmë asgjë. Po presim për një përgjigje. Kam pritur për një kohë të gjatë dhe nuk ka asnjë zgjidhje”, thotë Jesica Barrio, një imigrante nga Venezuela.

Agjencia amerikane e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit dhe autoritet meksikane të imigracionit nuk iu përgjigjen menjëherë kërkesave për të bërë komente mbi ngjarjen në kufirin mes dy vendeve.

Pas përballjes me policinë kufitare, turma e imigrantëve u tërhoq. Një pjesë e tyre u nisën drejt brigjeve të lumit Rio Grande, ku ata po monitorohen nga zyrtarë amerikanë të imigracionit.

Shumë imigrantë kanë humbur durimin me procesin e azilit pasi administrata e Presidentit Biden krijoi aplikacionin e ri “CBP One”, i cili ka për qëllim të lehtësojë procesin e aplikimit për azil.

Ata thonë se aplikacioni ka probleme për shkak të kërkesave të shumta të azilit, duke i lënë ata në një zonë të rrezikshme kufitare.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se përmirësimet e fundit të aplikacionit do ta thjeshtojnë dhe shpejtojnë procesin e aplikimit për azil.

 

Tags: Meksikëshba
ShareTweetShare
Previous Post

Dialogu Kosovë-Serbi, Hovenier takohet me Osmanin

Next Post

KFOR patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

Next Post
KFOR patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

KFOR patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

Lajmet e fundit

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

25/05/2025
Don Xhoni i nënshtrohet një intervenimi, shihet i shtrirë në spital

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

25/05/2025
Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

25/05/2025
Ndeshja Shqipëri-Serbi, 1.2 milion kërkesa për bileta

Ndeshja Shqipëri-Serbi, 1.2 milion kërkesa për bileta

25/05/2025
Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

25/05/2025
“Vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme” – KGJK jep detaje nga takimi me Kallas

“Vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme” – KGJK jep detaje nga takimi me Kallas

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

Itali: Shqiptari aksidentohet për vdekje derisa tentoi t’i ikte policisë me 25 kg kokainë

25/05/2025
Don Xhoni i nënshtrohet një intervenimi, shihet i shtrirë në spital

Don Xhoni sqaron rastin me armën e gjetur në veturë – “Nuk ka qenë e imja, gjithçka u sqarua në Polici”

25/05/2025
Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.