GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Qindra armë të konfiskuara, vetëm 5 euro iu kushtoi taksa mbi 36 mijë qytetarëve që u pajisën me lejen për armë

26/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka ndaluar së fundi dy persona të dyshimtë në Gjilan. Të njëjtit u ndaluan për shkak të mbajtjes në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve.

Nga ta janë konfiskuar një revole me dy fishekë dhe një karikatorë.

Por ky nuk është rasti i vetëm ku Policia e Kosovës ka konfiskuar armë. Vetëm brenda katër muajve të vitit 2022, Policia e Kosovës ka konfiskuar 462 armë dhe 6 mijë municione pa leje.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, nga ku u theksua se në vitin 2021 ishin konfiskuar 1 mijë e 280 armë të llojeve të ndryshme.

“Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti janë konfiskuar 462 armë dhe 6 mijë municion pa leje. Në vitin 2020 janë konfiskuar 1135 armë dhe 32747 municion, kurse vitin e kaluar (2021) janë konfiskuar 1280 armë dhe 42031 copë municion”, thuhet në përgjigjen e policisë.

E për dallim nga numri i armëve të konfiskuara pa leje, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur për lajmi.net se janë gjithsej 36 mijë e 15 armë me leje.

“Në Kosovë janë rreth 36015 armë me leje”.

E personi fizik që aplikon pajisje me leje për armë duhet t’i plotësojnë disa kritere, ku një nga kriteret bazë është të jetë shtetas i Kosovës, apo i huaj me leje qëndrim të përhershëm.

Përpos kësaj ai/ajo duhet të ketë të mbushur moshën 21 vjeçare, të vërtetuar me letërnjoftim apo dokument tjetër me fotografu të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Vërtetim i të kaluarës kriminale, vërtetim nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë”.

E në kriteret shtesë për qëllim të marrjes së lejes përkatëse janë: Dëshmia për aftësi të plotë ligjore për veprim, dëshmia se ka aftësi psikofizike, si dhe dëshmia që ka të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës.

“Dëshmia për anëtarësi të rregullt, i certifikuar si gjahtar në shoqatën e gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur arma legalizohet për qëllim gjahu.”

E sipas MPB-së, afati i lejes për armë është pesë vjet, por mund të vazhdohet për afatin e njëjtë.

Taksa që duhet paguar për një leje për armë është vetëm pesë euro.

E janë pikërisht shumë armë pa leje, por edhe me leje të cilat në ndonjë rast janë përdorur për të kryer veprën e plagosjes, si dhe të vrasjes.

Vetëm gjatë periudhës së parë katër mujore të këtij viti në Kosovë janë raportuar shtatë raste të vrasjeve.

Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga Policia e Kosovës.

Po ashtu është theksuar se këto raste kanë ndodhur, tri prej tyre në rajonin e Prishtinës, tri të tjera në atë të Pejës dhe një rast në rajonin e Mitrovicës së Jugut.

E shumë familje janë përballur me humbjen e më të dashurve të tyre si pasojë e vrasjeve edhe në vitet që kemi lënë pas.

Vetëm në periudhën 1 vjeçare të vitit 2020 janë raportuar gjithsej 27 vrasje, disa prej tyre të cilësuara edhe si vrasje të rënda.

Ngjashëm situata ka qenë edhe në vitin 2018 dhe 2019. Në vitin 2019 ishin kryer gjithsej 20 vrasje, ndërsa në vitin 2018 u raportuan 34 vrasje.

“Gjatë periudhës janar-prill, janë evidentuar shtatë raste të vrasjeve. Këto raste kanë ndodhur: tri raste në rajonin Drejtorisë rajonale Policore (DRP) Prishtinë , tri në rajonin e DRP Pejë dhe një rast në rajonin e DRP Mitrovicë Jugu. Numri i rasteve të vrasjeve nga viti 2020 në 2021 ka shënuar rënie, nga 29 në 27 ose rënie për 6.89%.”, u tha në përgjigjen e PK-së.

E pikërisht nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe organet e tjera të hetuesisë vazhdimisht është bërë thirrje për mospërdorim të armëve, si dhe për kujdes sa më të shtuar në kuadër të rrezikut që paraqesin ato.

Pavarësisht këtyre thirrjeve, në Kosovë “trendi” i përdorimit të armëve vazhdon të jetë aktiv në thuajse secilin qytete.

Madje të shpeshta janë rastet e përdorimeve të armëve edhe në ahengje të shumta familjare, ku padyshim se të rrezikuar janë të gjithë të pranishmit.

Tags: Armë pa lejekosove
ShareTweetShare
Previous Post

Dembele – Barcelona, ndarja trokiti

Next Post

Në Serbi dënohet gjuha ofenduese e Vulinit për shqiptarët

Next Post
Në Serbi dënohet gjuha ofenduese e Vulinit për shqiptarët

Në Serbi dënohet gjuha ofenduese e Vulinit për shqiptarët

Lajmet e fundit

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.