GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Qeveria vazhdon t’u hakmerret sindikatave| Sindikalistët reagojnë për ndalimin e kuotës në mënyrë digjitale nga e-Kosova

31/12/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë sindikalistëve të Kosovës, kuota që u është ndaluar sipas sistemit të kaluar, tashmë do t`u ndalohet në mënyrë digjitale, nëpërmjet platformës E-Kosova. Për këtë, disa nga sindikatat kanë reaguar, sepse sipas tyre, nuk kanë qenë të informuar në kohë, në mënyrë që të gjithë anëtarët të anëtarësohen.

Ka më shumë se tre muaj, përmes një njoftimi elektronik drejtuar federatave sindikale të Kosovës  ministria e financave, përkatësisht thesari i i kësaj ministrie i ka njoftuar këto federata që inkasimi, apo ndalimi i kuotës do të kalojë në formë digjitale te platforma e-Kosova.

Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike tha se ky proces është i kundërligjshëm.

“Ne konsiderojmë që është në  kundërshtim në plotni mbi ligjin mbi organizimin sindikal, ku ligji e parasheh që kuota të ndalet nga punëdhënësi, në këtë rast i dërgohet në xhirollogari të sindikatave”, thotë Gashi.

E Sindikatën e Arsimit e ka zënë në befasi ky ndryshim i ndalesës së kuotave përmes platformës elektronike . Sipas Blendor Shatrit, nuk kanë pasur afat të mjaftueshëm për regjistrim, megjithatë, anëtarësia janë ftuar që të regjistrohen.

“Numri deri më tani ka arritur deri në 15 mijë të anëtarësuar. Sistemi ka shfaqur edhe probleme teknike për çka sindikatat janë takuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati”, thotë Shatri.

“Ai u ka premtuar të gjitha federatave sindikale që do të përpiqet që ta rregullojnë këtë çështjen  teknike, në mënyrë të funksionimit sa më të mirë të ndalesës së kuotës”.

Për këtë çështje federatat sindikale kanë adresuar ankesë tek Avokati i Popullit.

“Sindikatat e kanë adresuar një shqetësim, largimin e mbledhjes së kontributeve nga sistemi e-Kosova, ndërkohë e kanë parashtruar një kërkesë me shkrim”, thotë Naim Qelaj, Avokat i Popullit.

“Deri më tani nuk kemi dalë më një qëndrim, jemi në shqyrtim të kësaj ankese, dhe besoj që sapo të përfundojmë krejt analizën e rastit , do të dalim me një qëndrim zyrtar për këtë çështje”.

Përfaqësuesit e sindikatave të Kosovës, pas një takimi me me ministrin e Financave, Hekuran Murati, sqaruan pasojat që mund t’i kenë sindikatat nga ky proces, dhe të njëjtit presin që nga muaji janar të zgjidhet kjo çështje.

Për këto ankesa të sindikatave, RTK gjatë ditës ka provuar të marrë një përgjigje nga Qeveria, por askush nga ekzekutivi nuk ka kthyer përgjigje.

Tags: HakmarrjaQeveriaSindikata
ShareTweetShare
Previous Post

Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

Next Post

Dita e fundit e vitit me vranësira e me diell, mëngjesi me mjegull

Next Post

Dita e fundit e vitit me vranësira e me diell, mëngjesi me mjegull

Lajmet e fundit

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

18/05/2025
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18/05/2025
Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

18/05/2025
Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

18/05/2025
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.