Qeveria e Serbisë miratoi sot një konkluzë përmes së cilës ka miratuar një masë të pagesës së ndihmës financiare në shumën prej 264 eurosh për siç thuhet “secilin person që ndodhet në burgje dhe paraburgim gjyqësor në Kosovë”.
Në një njoftim për media, qeveria serbe thotë se këta janë persona kundër të cilëve po zhvillohen siç i quan “procedura të montuara penale për krime lufte”.
Më tej, theksohet se ndihma e cila thuhet se është e njëhershme do të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme.