GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Qeveria ofron bazën për Asociacionin, çfarë thuhet në “draft-vizionin” e Kurtit?

22/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme, Rajoni, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Kurti-Vuçiq dakordohen për deklaratën mbi të pagjeturit
Share on FacebookShare on Twitter

Në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozoi një “draft-vizion” për çështjen e rregullimit të komuniteteve joshumicë, përkatësisht të komunitetit serb në Kosovë.

Deputeti i VV’së, Adnan Rrustemi tha se tashmë është ofruar baza e këtij draft-vizioni për Asociacionin, por nuk dha më shumë detaje se çfarë përfshihet brenda kësaj.

“Ajo që e ka publikuar kryeministrin Kurti në takimin e 2 majit është ofruar. Kjo tashmë dihet që për model është propozuar ai kroat për komunitetet”, tha shkurt Rrustemi.

Ndërsa, kryeministri Kurti e bëri këtë pasi refuzoi draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të prezantuar nga Ekipi Menaxhues – i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb.

Kurti tha se ky dokument nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Në draft-vizionin e tij, Kurti nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por thirret në Nenin 7 të Marrëveshjes së Ohrit, që parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb.

“Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës”, thuhet në nenin 7 të marrëveshjes së Ohrit.

Për ta arritur këtë, sipas Kurtit, një draft-statut duhet t’i plotësojë disa kushte – mes tjerash, “t’ua ofrojë pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë mundësinë për të promovuar dhe mbrojtur interesat e veta përmes një kornize vetëmenaxhimi”.

Pastaj, sipas Kurtit, duhet të parashihet mundësia për bashkëpunim me institucionet e Kosovës, si dhe të “njihen plotësisht karakteristikat kushtetuese” të Kosovës, duke respektuar pavarësinë dhe integritetin e saj territorial.

Tags: Asociacionidraft-vizionikosovaserbia
ShareTweetShare
Previous Post

Avokatja e Jakup Krasniqit e ballafaqon dëshmitarin me disa deklarata në të kaluarën, ai ia lë fajin përkthimit

Next Post

Gjermania ia dhuron Policisë së Kosovës pesë furgonë

Next Post
Gjermania ia dhuron Policisë së Kosovës pesë furgonë

Gjermania ia dhuron Policisë së Kosovës pesë furgonë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.